8.5 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Po vazhdon dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), pas një pauze disa ditore për shkak të kushteve atmosferike, sot ka vazhduar fushata e dezinsektimit të zonave endemike. Dezinsektimi bëhet kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit të EHKK.

Sot janë duke u dezinsektuar zonat e caktuara në fshatin Dragobil, ndërsa më pas pritet të vazhdohet me këtë fushatë të dezinsektimit në qytetin e Malishevës dhe periferinë e saj. Me dezinsektim, përfshihen të gjitha hapësirat publike dhe private në territoret e caktuara, të cilat vlerësohen si zona endemike dhe potencialisht mund të ketë prezencë të rriqrave dhe virusit të EHKK.

Fushata e dezinsektimit është duke u pritur mirë nga banorët, përderisa vendbanimet paraprakisht njoftohen, në mënyrë të që marrin masat e nevojshme preventive, në veçanti bletarët.

Dezinsketimi i zonave endemike, është pjesë e strategjisë nacionale të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe institucioneve tjera përgjegjëse për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Që nga viti 2014, në Komunën e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur apo që ka pësuar me fatalitet, si pasojë infektimit me virusin e EHKK, virus i cili tek njeriu bartet përmes rriqrave, dhe ky është viti i gjashtë me radhë që nuk ka raste të infektimit me EHKK.

Më Shumë

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit