5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Suharekë: Mungon i akuzuari për vjedhje, shtyhet gjykimi ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër

Në mungesë të akuzuarit për vjedhje, Milot Gashi, të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër për të njëjtën vepër penale, Arbër Gashi.

Lidhur me këtë, gjyqtari Qemail Suka ka thënë se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e kësaj seance, duke e shtyrë atë për datën 8 korrik 2020, në ora 10.00.

Ndërsa, për të akuzuarin Gashi, gjyqtari Suka ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancën e ardhshme.

Të pranishëm në seancë ishin prokurori Musli Gashi, i akuzuari Arbër Gashi dhe dëshmitari Agon Llapatinca.

Sipas aktakuzës të ngritur më 17 shkurt 2015, Milot dhe Arbër Gashi akuzohet se me qëllim të përvetësimit për vete ose tjetrin, në objektin e pompës “Lab Oil” dhe bastoren sportive “Super Bast”, shkojnë në podrumin e këtij objekti dhe nga aty marrin: tre televizor, një kompjuter, një printer, një UPS-650.

Me këto veprime ata akuzohen se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 i KPRK-së /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit