Limaj uron qytetarët për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës në 21 vjetorin e çlirimit të vendit.

Limaj ka shkruar në “Facebook”, se më mëritorët për lirinë e vendit janë dëshmorët e kombit në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Ai ka thënë se 21 vite me parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë. Kreu i Nismës ka falëndëruar miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me ShBA-të dhe NATO-n të cilët u rrështuan në krah të Kosovës në momentet më vendimtare.

Urimi i plotë i Limajt:

Urime Dita e Çlirimit Kosovë! Në 21 vjetorin e çlirimit të vendit kujtojmë sot më meritorët për lirinë e Kosovës, dëshmorët e Kombit. Kujtojmë me pietet kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm që bën të mundur lirinë e vendit. 21 vite me parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë. Në këtë ditë hiostorike, shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n të cilët u rreshtuan në krah të Kosovës në momentet vendimtare. Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit.

Më Shumë

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit