Të gjitha testet për COVID-19 në Malishevë, dolën negative

Të gjitha analizat e testeve të kryera për pacientë të Komunës së Malishevës, për COVID-19, kanë dalë negative, duke vazhduar të ruhet stabiliteti sa i përket pandemisë. Rezultatet negative të testeve janë konfirmuar në rrugë zyrtare të komunikimit të rregullt në mes Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjendja e stabilizuar është rezultat i kujdesit të shtuar nga vet qytetarët, por edhe i punës së palodhshme që është duke u bërë nga ana e organeve përgjegjëse komunale, që nga data 12 mars e këtij viti.

“Jemi dëshmitar të rritjes së vazhdueshme të rasteve në vend dhe kjo lehtësisht mund të prekë edhe qytetarë nga komuna jonë, nëse ne nuk vazhdojmë ti përmbahemi rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse shëndetësore, prandaj edhe sot, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë ta mbajnë distancën sociale, t’ju ikni grumbullimeve, të mbani maska dhe të mbani higjienë, përkatësisht ti pastroni duart sa herë që keni mundësi”, ka thënë sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, pas publikimit të rezultateve nga IKSHP.

Gjendja në Komunën e Malishevës, vazhdon të mbetet me vetëm një rast aktiv, nga 77 raste sa ishin të prekur me COVID-19.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit