48 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit nga 270 testime janë konfirmuar 48 të prekur në vend me COVID-19, bëjnë të ditur burimet e Top Channel.

Prej tyre janë: 24 Tirana, 8 Kruja, 4 Durrës, 3 Fieri, 1 Elbasan, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, dhe 1 Gjirokastër.

24 orët e fundit shënojnë edhe një rekord për rastet më të larta që janë regjistruar me COVID-19 deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë që ditët e fundit kanë pasur një rritje të rasteve, me 31 raste, 42 apo 44.

Për situatën në fjalë dje Mira Rakacolli, Kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se: Ne vlerësojmë se kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.
Gjithsesi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Ndërkohë ajo njoftoi se duke parë situatën , do të shtyhet me një javë, hapja e transportit publik: Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit