Përpjekje për të gjetur zgjidhje për dasmat, Zemaj takon këngëtarët dhe përfaqësuesit e sallave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar përfaqësuesit e estradës, gastronomisë e bizneseve që lidhen me organizimin e dasmave, të cilët protestuan sot në Prishtinë

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se nëse respektohet “Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” do të takohet sërish me ta.

“Sot deklarova se nëse do të respektohet “Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit covid-19” sërish ditëve në vijim do t’i takoj përfaqësuesit e sallave të dasmave për të diskutuar kërkesat e tyre dhe së bashku të ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm, gjithnjë sipas rekomandimeve të IKSHPK”, ka shkruar Zemaj.

I pari i Shnëdetësisë ka thënë se është kundër çdo zgjidhje selektive.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk do të ketë rikthim të gjendjes së mëparshme.

“Deklarova se jam kundër çdo zgjidhje selektive për bizneset dhe se s’do të ketë rikthim të gjendjes së mëparshme. Sikurse jam i gatshëm që 24 orë në ditë të mbajë derën e hapur për përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, që këta të shohin angazhimet maksimale që po bën ministria në luftën kundër covid-19”, ka thënë Zemaj./Express/

 

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit