Tragjike: Dyert e oborrit mbysin një 5 vjeçar në Prizren

Një fëmijë 5 vjeçar nga fshati Kushnin i Prizrenit ka vdekur sot në QKUK, ku po trajtohej pas lëndimeve që kishte marrë tri javë më parë.

Përkatësisht, 5 vjeçari më 27 maj 2020 ishte lënduar në dyert e oborrit të tij në fshatin e lindjes, shkruan Reporteri.net.

Po atë ditë, ai ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pa vetëdije dhe me lëndime të rënda trupore, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar për në QKUK.

Reporteri.net merr vesh se policia nuk ka qenë e informuar fare për ngjarjen nga mjekët kujdestarë të Spitalit Rajonal të Prizrenit më datën 27 kur ka ndodhur ngjarja. Për rastin policia është informuar sot nga QKUK.

Kjo është konfirmuar për Reporterin edhe nga Policia e Prizrenit, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Reporteri merr vesh se rasti është inicuar vdekje aksidentale nga Prokurori i Shtetit dhe trupi i pajetë i fëmijës u është dorëzuar familjarëve.

Hetuesit rajonalë së bashku me fornezikën janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes. /Reporteri.net

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit