7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Malisheva shënon ditën e çlirimit dhe ditën e dëshmorëve

Komuna e Malishevës, me disa aktivitete të kufizuara, sot ka shënuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, pasi kjo datë lidhet me rënien e dëshmorit të parë dhe dëshmorit të fundit dhe me ditën e çlirimit përfundimtar të Malishevës. Aktivitetet festive të këtij vitit, janë të kufizuara për shkak të pandemisë.

Për shënimin e 16 Qershorit, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur një mbledhje solemne, si dhe janë ndarë çmimet tradicionale, për trimëri dhe heroizëm, për kontribut në shkollën shqipe dhe për kontribut në shëndetësi. Më pas janë bërë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë, si dhe nderime pranë lapidarit të dëshmorit të parë, Imer Karsniqi.

Në mbledhjen solemne të mbajtur me rastin e shënimit të 16 Qershorit, fjalë rasti kanë mbajtur, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, në Malishevë, Metush Kryeziu.

Kryetar i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka folur për vlerat historike dhe rrugëtimin e Malishevës, deri në çlirimin përfundimtar të saj.

“Malisheva ka pasur një histori të veçantë prej komunave tjera, pasi disa herë është formuar dhe është shpërbë komuna, ndërsa përpjekjet për liri nuk janë ndalur asnjëherë, për tu kurorëzuar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për tu çliruar përfundimisht nga okupimi qindra vjeçar. Meritë për këtë ditë kanë të gjithë dëshmorët e kombit, martirët, veteranët e luftës dhe e tërë popullata e Malishevës”, ka thënë Begaj.

Metush Kryeziu, në emër të organizatave të dala nga lufta, ka thënë se sot është dita më e veçantë për Malishevën, dita e çlirimit, e dëshmorit të parë dhe dëshmorit të fundit.

“Ne si kategori të dala nga lufta jemi të nëpërkëmbur dhe situata e veteranëve është e pakënaqshme”, ka thënë ai, duke kërkuar më shumë kujdes për organizatat edala nga lufta. “Një komb që nuk ka dëshmorë është i mjerë, por më i mjerë është ai komb që ka dëshmorë dhe nuk i respekton ata”, është shprehur Kryeziu.

Më pas, është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku me vendim të Kuvendit të Komunës, me çmimin për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, janë nderuar Ismet Kafexholli dhe Avdi Gashi, kurse me çmimin për kontribut në shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, janë nderuar mësuesja Fatmire Bogiqi (pas vdekjes) dhe Xhemajli Bytyçi, ndërsa për kontribut në shëndetësi “Dr.Shpëtim Robaj”, janë nderuar mjeku Mexhid Toplana dhe infermieri i pensionuar Hajrë Mazreku.

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Lajmet e Fundit