Latifi jep detaje për të vdekurin nga COVID-19, në gjendje të rëndë edhe inspektori i komunës

Sot në orët e mëngjesit në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë E.K nga Rahoveci, i cili ishte i prekur me Covid-19.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi për Indeksonline tha se i ndjeri kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe është punëtor i një ndërmarrjeje.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një inspektor i Komunës së Rahovecit, i cili ka qenë i shtrirë më herët në spital, dhe gjatë ditës së djeshme ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dje pas dy rasteve të konfirmuara nga IKSHPK-ja, Latifi tha se kanë marrë hapat e nevojshëm për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Kujtojmë që ditë më parë kryetari ka marrë vendim për të filluar aplikimin e masave shtesë, pas përhapjes së koronavirusit në vend.

Latifi ka thënë se ndër hapat që do të merren janë reduktimi i stafit zyrtar në të gjithë drejtorit komunale, përveç atyre të personelit shëndetësor dhe Inspektoratit Komunal./Indeksonline/

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit