13.2 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Prizrenasja bëhet kryetare e Kuvendit të Luzernit, Osmani: Mezi pres ta takoj

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka uruar Ylfete Fanajn, shqiptaren që u bë kryetare e Kuvendit të Luzernit në Zvicër.

Ajo tha se të rinjtë e Kosovës po e dëshmojnë se janë të barabartë me ata europianë, njofton Klan Kosova. Osmani tha se mezi pret që ta takojë.

“Sot, shqiptarja nga Kosova, Ylfete Fanaj, mori zyrtarisht detyrën e kryetares së Kuvendit të Kantonit të Luzernit, në Zvicër. Kjo dëshmon se qytetarët tanë, të cilët jetojnë në vendet perëndimore, tashmë jo vetëm janë integruar plotësisht, por po ndikojnë në krijimin e një identiteti të ri të mërgatës sonë”.

“Me pjesëmarrjen e tyre në jetën politike e institucionale atje, Ylfetja dhe shumë të rinj të tjerë, përveç se po i shpalosin vlerat e tyre, po e prezantojnë gjithnjë e më fuqishëm edhe fytyrën e re e shpirtin kreativ të mërgatës sonë. Ata po dëshmojnë se janë të barabartë me të rinjtë europianë jo vetëm në kulturë e në arte, në sport e në shkencë, por edhe në jetën politike e institucionale”.

“Si kryetare e Kuvendit i uroj Ylfetes shumë suksese dhe mezi po pres ta takoj si kryetare e Kuvendit të Kantonit të Luzernit”.

Më Shumë

Artan Abrashi dhe partnerët e koalicionit takohen në Shatërvan: Fitorja e Prizrenit është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, është takuar sot me partnerët e koalicionit në zemër të qytetit, në Shatërvan, vetëm...

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Lajmet e Fundit