KK i Malishevës del me deklaratë: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër

Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e katërt të rregullt ka dalë me deklaratë për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklaratën në emër të grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës e lexoi, Sylë Dukolli, nga Nisma Socialdemokrate.

“Ne anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës nëpërmjet kësaj Deklarate, konsiderojmë që Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe, që pas shpalljes së Pavarësisë së saj. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë edhe e pastër, që ka mbrojtur popullin, nga shfarosja e forcave pushtuese serbe. Andaj Kuvendi i Komunës së Malishevës mbron fuqishëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së dhe vlerat e sajë sublime”, përfundon deklarata.

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit