Gjykata ndalon mbesën e Trump ta publikojë librin me sekretet e presidentit

Një gjykatë e lartë e Nju Jorkut ka bllokuar përkohësisht mbesën e presidentit amerikan, Donald Trump, të publikojë librin që tregon detaje pikante dhe dramatike për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Libri i Mary Trump, i titulluar “Shumë dhe kurrë mjaftueshëm; si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës” duhej të publikohej me 28 korrik. Por vëllai i vogël i presidentit, Robert Trump, nisi një procedurë ligjore për ta penguar botimin. Shkalla e parë refuzoi, ndërsa gjykata e lartë e Nju Jorkut vendosi pro bllokimit të përkohshëm të librit.

Robert thotë se publikimi i atyre informacioneve shkel një marrëveshje konfidencialiteti në testamentin e babait të presidentit amerikan dhe Mary Trump e ka nënshkruar atë. Megjithatë shtëpia botuese dhe mbesa e kreut të Shtëpisë së Bardhë njoftuan se do të apelojnë vendimin e gjykatës.

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit