2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet deri tash ka emëruar 46 zëvendësministra, me disa ministri që kanë nga pesë zëvendësministra.

Në listën e 16 ministrive janë tri me nga pesë zëvendësministra. Qeveria Hoti ka emëruar pesë zëvendësministra në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në Ministrinë e Bujqësisë.

Shumica e zëvendësministrave janë burra. Nga 46 të emëruarit në këtë post, vetëm 8 janë gra. Në përqindje kjo përkthehet në më pak se 20 për qind, raporton KOHA.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që për ministër ka Besian Mustafën, zëvendësministra i ka pesë burra. Enver Hoti, Erxhan Galushi, Bajram Kastrati, Bahrim Shabani Nehat Ramadani janë caktuar zëvendësministra në MBPZHR.

Te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Vlora Dumoshi, zëvendësministra janë caktuar Engelbert Zefaj, Qazim Rrahmani, Valdete Bajrami, Arbër Grabovci e Halil Matoshi.

Blerim Kuçi udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Aty zëvendësministra janë caktuar Muharrem Sfarqa, Sema Ispahiu, Rexhep Kadriu, Muharrem Nitaj e Burbuqe Bakia-Deva.

Artan Berisha, Arton Retkoceri, Hamza Balje e Xhavit Zariqi janë zëvendësministra në Ministrinë e Infrastrukturës së udhëhequr nga Arban Abrashi.

Te Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Agim Veliu, zëvendësministra janë emëruar Agron Bacaj, Yildiray Bayram, Zafir Berisha e Milan Radojeviq.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Meliza Haradinaj-Stublla ka katër zëvendësministra. Bekim Brestovci, Teuta Sahatqija, Gani Dreshaj e Muhamet Brajshori kanë marrë poste aty.

Tre zëvendësministra i ka Ministria e Financave e udhëhequr nga Hykmete Bajrami. Agim Krasniqi, Kushtrim Bahrimaj dhe Jasmina Jovanoviq janë zëvendësministra aty.

Bashkim Krasniqi, Besart Dreshaj e Adnan Redzeplar janë emëruar zëvendësministra në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të udhëhequr nga Skënder Reçica.

Shumica e ministrive të tjera kanë nga dy zëvendësministra të emëruar deri tash.

Në Ministrinë e Shëndetësisë të udhëhequr nga Armend Zemaj zëvendësministra janë emëruar Resul Makreshi e Pjetër Ndou.

Te ministria e udhëhequr nga Anton Quni, ajo e Mbrojtjes, janë emëruar për zëvendësministra Muhamedali Mergjollari dhe Sadika Kofrcin.

Nga dy zëvendësministra kanë edhe MAPL-ja e udhëhequr nga Goran Rakiq, dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë e udhëheuqr nga Vesel Krasniqi. MAPL-ja ka për zëvendësministre Fatbardha Eminin dhe Magbule Shkodrën, ndërsa Nexhat Ramadani e Qerim Bajrami janë zëvendësministra në MTI.

Ministria për Kthim e udhëhequr nga Dalibor Jevtiq ka për zëvendësministër Enis Sulejmanoviqin dhe Selim Kryeziun.

Deri tash janë tri ministri që kanë vetëm nga një zëvendësministër. Ajo e Drejtësisë e udhëhequr nga Selim Selimi ka zëvendësministër Florian Dushin, ajo e Arsimit e udhëhequr nga Ramë Likajn e ka zëvendësministër Driton Bardheci dhe ajo e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ervis Kervan ka për zëvendës Eldis Abazin.

Koalicioni i kaluar qeverisës, Vetëvendosje-LDK me kryeministër Albin Kurtin, kishte 29 zëvendësministra. Tash kur LDK-ja është partnere kryesore në Qeveri me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet, ka rritur numrin e zëvendësministrave në 46. Por kampion me zëvendësministra mbetet Qeveria e koalicionit PDK, AAK, Nisma Socialdemokrate me Ramush Haradinajn kryeministër, e cila kishte më shumë se 80 zëvendësministra.

Më Shumë

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës...

Lajmet e Fundit