3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Pandemia COVID-19, Hoti: Duhet të bëhemi gati sepse muaji korrik do të jetë i vështirë

Komuna e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë nga sot do të kenë kufizim të lëvizjes për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me coronavirus. E, përveç këtyre komunave kufizim të lëvizjes mund të ketë edhe në qytete tjera të Kosovës.

Drejtori i zyrës për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19, është si pasojë e mosrespektimit të masave mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

“I bëjë thirrje qytetarëve të heqin dorë nga disa aktivitete që po ndikojnë në mbjelljen e virusit. Disa aktivitete të ndryshme që kanë ndodhur ilegale, dasmat e ahengje e deri te trendi i lëvizjes në bregdete gjatë vikendit kanë bërë që të kemi situatën e ngarkuar. Shifrat tregojnë se si jemi sjell ne si shoqëri”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Më tej, Hoti tha se Qeveria e Kosovës kishte synim lirimin e masave, por që disa biznese e kanë keqpërdor mirëbesimin e shtetit dhe nuk kanë respektuar masat.

“Qeveria ka kërkuar nga ISHKP që me automatizëm që secila komunë që ka rritje të numrit do të përjetoj fatin që të futet në kufizimin e lëvizjes”, theksoi ai.

Si përfundim, Hoti tha se muaji korrik do të jetë muaji i vështirë sa i përket pandemisë COVID-19.

“Në bazë të asaj që ka rrjedhë, në këtë muaj duhet të bëhemi gati që të jetë muaj i vështirë, por duhet të bëhemi gati që në muajin tjetër të jemi më mirë”, pohoi ai, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht, në vendin tonë raste aktive janë 1 mijë e 531./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Më Shumë

Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K, mbështetje për digjitalizimin e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren...

Liria ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë” – marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

Platforma Qytetare "Liria ka Emër" ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që...

Lajmet e Fundit