13 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

A janë kushtetuese masat dhe ora policore që është vendosur në Prizren?

Qeveria Hoti vazhdon t’i rezistojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me infrastrukturën ligjore që duhet krijuar në funksion të luftës kundër pandemisë COVID-19. Në kundërshtim me aktgjykimin e institucionit më të lartë për interpretimin e Kushtetutës, Qeveria ka miratuar masat e reja. Por, sipas Kushtetueses, Qeveria nuk është autoriteti që mund të kufizojë ndonjë të drejtë dhe liri themelore përmes vendimeve, nëse një kufizim i së drejtës përkatëse nuk është paraparë me ligj të Kuvendit.

Ndër arsyet e rrëzimit të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Kurti ishte edhe menaxhimi i pandemisë. Pasi Kuvendi ia hoqi mandatin Qeverisë së kaluar, ajo nuk ka mundur të procedojë nisma ligjore. Tani Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i legalizuar masat ndaj koronavirusit. Veç kësaj, kundërthënës në deklarata janë shfaqur edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe vartësi i tij, ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përkitazi me kushtet brenda klinikave ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus, raporton

Përfaqësues organizatash të shoqërisë civile kanë shprehur zhgënjim lidhur me qasjen e institucioneve për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se që nga shpallja e kësaj pandemie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, institucionet kanë dështuar në miratimin e kornizës ligjore adekuate, dhe se kjo ka ndikuar që menaxhimi i kësaj pandemie të bëhet duke shkelur vazhdimisht dispozitat e Kushtetutës dhe duke cenuar rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.

Më Shumë

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në...

Kërkohet paraburgim për 11 persona të dyshuar për manipulim të votave

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri në këto momente ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave...

Lajmet e Fundit