Liverpool dhe Thiago arrijnë marrëveshje

Liverpool ka arritur marrëveshje me yllin e Bayern Munich-it, Thiago Alcantara, kurse gjiganti gjerman nuk do e ndalojë këtë lëvizje.

Spanjollit i skadon kontrata në vitin tjetër dhe është i lidhur me kalimin të “Anfield”.

Sipas Tuttomercato, Liverpool dhe Thiago kanë arritur marrëveshje, derisa ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja për kartonin e lojtarit me Bayern-in.

Thuhet se “Bavarezët” duan rreth 30 milionë euro për ish lojtarin e Barcelonës, pavarësisht lëndimeve të tij të shpeshta.

Që nga viti 2016, Thiago ka pësuar 14 lëndime të ndryshme, derisa njërin nga to e ka pësuar muajin e kaluar, transmeton arbreshi.

Thiago këtë sezon me Bayern-in fitojë Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, derisa mbesin në garë për Ligën e Kampionëve.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit