6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Lot e dhimbje: Boshnjakët varrosin edhe nëntë trupa të gjetur nga Masakra e Srebrenicës

Myslimanët boshnjakë e kanë mbajtur një ceremoni përkujtimore për ta shënuar 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës – tragjedisë më të madhe njerëzore në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia filloi të shtunën në mëngjes. Shumë njerëz nuk iu bindën masave kufizuese për pandeminë dhe vendosën të merrnin pjesë në këtë ceremoni, shkruan “The Guardian”.

Përpos ceremonisë përkujtimore, u zhvillua edhe ceremonia e rivarrimit të trupave të nëntë viktimave që u gjetën për një periudhë njëvjeçare. Kjo ceremoni u mbajt në fshatin Potocari, që ndodhet afër Srebrenicës dhe që kishte shërbyer si bazë për trupat e Kombeve të Bashkuara gjatë konfliktit.

Më 11 korrik të vitit 1995, pasi e morën nën kontroll qytetin e pafat, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra e djem myslimanë.

Sehad Hasanoviq, 27 vjeç, ka një vajzë 2 vjeçe, aq sa i kishte ai kur e kishte humbur babanë në luftë.

“Është vështirë kur e sheh dikënd duke e thirrur babanë e vet e ti nuk ke”, tha Hasanoviq duke qarë, i cili nuk kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në ceremoni, pavarësisht virusit.

Babai i tij, siç tha Sehadi, kishte shkuar në mal dhe kurrë më nuk ishte kthyer. “Vetëm disa eshtra të tij janë gjetur”, tha Sehadi për babanë e vet.

Njësoj si vëllai Sefik dhe babai Sevko, Semso ishte vrarë kur forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ushtaraku famëkeq, Ratko Mlladiq, kishin hyrë në Srebrenicë para se të masakronin sistematikisht mijëra burra e djem boshnjakë.

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Lajmet e Fundit