2.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Suharekë: Mungon i akuzuari, dështon të nis gjykimi për vjedhje të pyllit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të martën, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për vjedhje të pyllit, Adem Rexhaj.

Gjyqtari Qemail Suka deklaroi se i akuzuari është ftuar me rregull, por se mungesën nuk e ka arsyetuar.

Në seancë ka prezantuar përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Muharrem Basha, dëshmitari Bashkim Gashi si dhe prokurori Atnor Skoro.

Në këto rrethana, gjykatësi Suka deklaroi se seanca e radhës shtyhet për kohë të pacaktuar, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 25 shtator 2019, Adem Rexha, akuzohet se me 31 korrik 2019, rreth orës 06:35 minuta , me qëllim të vjedhjes në vendin e quajtur “Rrahishtë”, me motosharrë ka prerë dru të llojit të ahut, me diametër mesatar 17,15cm, me ç’rast Autoritetit Komunal-Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës, i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 384.03 euro.

Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja e pyllit” nga neni 349, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prizren, anulohet repriza e “Komedia e Zezë” pas lëndimit të aktorit

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se repriza e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e planifikuar të mbahej më 22 dhjetor, është...

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit