Suharekë: I mituri nuk e respekton masën e vetizolimit, kapet duke punuar në kafe

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Reshtan të Suharekës është iniciuar një rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin, derisa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe. Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit