Takim urgjent në Qeveri për Telekomin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur të shtunën në takim urgjent u.d. të kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana, bordin dhe Sindikatën e Telekomit për të biseduar rreth bllokimit të llogarive të Telekomit.

Telekomit iu bllokuan llogaritë, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka njohur të drejtën Z-mobile për përmbarimin e borxhit të Arbitrazhit.

Sipas burimeve të KOHËS, takimi pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në orën 14:00.

Takimi është konfirmuar edhe nga Telekomi.

Nga kjo ndërmarrje është thënë që takimi është thirrur me iniciativë të ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi.

Me bllokimin e llogarive të Telekomit, nga kjo ndërmarrje është paralajmëruar se nuk mundet edhe gjatë të ofrojë shërbimet e saj.

Mes të tjerash, sipas drejtorit teknik, do të ketë pasoja edhe për sigurinë shtetërore.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit