Presidenti Erdogan poston videoklip për Shën-Sofinë (Video)

Në prag të hapjes së Shën-Sofisë për adhurim (të premten, 24 korrik 2020) Presidenti Erdogan ka postuar në llogarinë e tij në «Twitter» një videoklip në nëntë gjuhë.
Këtë të premte Xhamia Ajasofja (Shën-Sofia) hapet për adhurim.

E ndërkohë që vazhdojnë përgatitjet për namazin e parë të së premtes, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdo?an) ka postuar në llogarinë e tij në «Twitter» një videoklip me tekst dhe muzikë të Jyxhel Arzenit (Yücel Arzen).

Në videoklipin për Shën-Sofinë interpretojnë këngëtarë nga vende të ndryshme.

Videoklipi ka ngjallur një interes të madh me pamjet dhe interpretimet në gjuhët kirgizisht, boshnjakisht, shqip, azerbajxhanisht, kurdisht, suahili dhe bengalisht dhe në turqisht nga Jyxhel Arzen.

“Shë-Sofi… Le të fryjnë në kubenë tënde erërat, liria. Ti je përjetësisht e jona dhe jemi të tutë”, shkruan Presidenti Erdoan në postimin e tij.

Kolegji i 10-të i Gjykatës së Lartë Administrative të Turqisë me vendimin që mori në datën 10 korrik 2020 anuloi vendimin e Këshillit të Ministrave datë 24.11.1934 “Për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze” duke i hapur kështu rrugën rihapjes së Shën-Sofisë si xhami për adhurim.

Në arsyetimin e vendimit të saj Gjykata kishte thënë se Shën-Sofia ishte pronë e Vakëfit të Sulltan Mehmetit II (Fatih Sultan Mehmet Han Vakf?) dhe ishte vënë në shërbim të shoqërisë si xhami.

“Është arritur në përfundimin se sipas aktit të themelimit të Vakëfit juridikisht është e pamundur që objekti të përdoret jashtë natyrës së tij si xhami dhe të vihet në dispozicion për ndonjë qëllim tjetër”, përcakton Gjykata në vendimin e saj.

.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit