Telekomi i ka 72 milionë euro borxhe: Një kabllo që kushton 12 centë është blerë për 44 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka deklaruar se aktualisht Telekomi i Kosovës në përgjithësi është për 72 milionë euro në borxhe.

Balaj tha se një kohë Telekomi vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa sot ka borxhe me miliona.

“Njëherë e një kohë Telekomi i Kosovës vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa sot është në borxh 72 milionë euro”, është shprehur Balaj.

Tutje, Balaj tha se kontrata e Telekomit me “Z-Mobile”-n u ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme.

“Kontrata me ‘Z-Mobile’-n u ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme. Ajo kontratë është fillimi i kontratave të dëmshme”, ka thënë Balaj.

“E di që ka ndodhur një kontratë, ku një metër kabllo optike është dërguar te një operator dhe është paguar 44 euro e 77 centë për metër. Ndërsa me shumicë kushton diku rreth 12-13 centë”, shtoi Balaj.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit