8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Hagia Sophia hap dyert për besimtarët myslimanë pas 86 vjetësh (VIDEO)

Turma të njerëzve janë mbledhur në Stamboll, pasi lokacioni Hagia Sophia u hap për lutjet e së premtes për herë të parë që kur autoritetet turke vendosën se ky objekt mund të shndërrohej në xhami.

“Myslimanët janë të ngazëllyer, të gjithë duan të jenë në hapje,” tha Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya të enjten.

Vendi i Trashëgimisë Botërore Unesco 1.500 vjeçar u bë muze në 1934.

Por një gjykatë turke anuloi statusin e saj, duke thënë se çdo përdorim tjetër përveç se të një xhamie nuk ishte “i mundur legalisht”.

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan atëherë njoftoi se ky objekt me famë botërore do të ishte i gatshëm për lutjet e së premtes nga 24 korriku, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Erdogan tha që Hagia Sophia do të qëndrojë e hapur për të gjithë muslimanët, jomyslimanët dhe vizitorët

Vendimi për ta kthyer atë në një xhami u kritikua nga udhëheqësit fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

Hagia Sophia u ndërtua si një katedrale e krishterë ortodokse dhe u kthye së pari në një xhami pas pushtimit osman nëntë shekuj më vonë.

 

Më Shumë

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit