Mbi 40 mijë kosovarë ishin këtë fundjavë në Shqipëri

Edhe pse policia kufitare ka punuar me procedura të përshpejtuara, fluksi i mjeteve që kthehen drejt Kosovës pas fundjavës në plazhet shqiptare, ka bërë që të krijohen radhë të mëdha në doganë.

Në hyrje të Kosovës personeli mjekësor kryen matjen e temperaturës, gjë që shkakton edhe vonesë për kalimin e kufirit.

Mbi 40 mijë shtetas nga Kosova ishin këtë fundjavë në Shqipëri. “Kemi kaluar shumë mirë në Shqipëri. Por tani që po kthehemi rruga po na bëhet shumë stresuese, duke qenë se kemi ngecur në doganë”, shprehet një nga pushuesit./A2

Më Shumë

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit