1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Prishtina fiton Kupën e Kosovës – Ballkani mbetet pa Europë dhe pa trofe këtë sezon

FC Prishtina ka fituar kupën e Kosovës në futboll duke e mposhtur në finale befasinë e edicionit të sivjetmë, KF Ballkani

Skuadra suharekase ishte hijeshia e këtij sezoni ka mbetur pa u paraqitur në gara europiane.

Edhe pse ishin afër që të jenë kampion i Kosovës dhe u kualifikuan në finale të Kupës së Kosovës, KF Ballkani me në fund do të ndahet nga ky sezon duarthatë.

Pjesa e parë ishte me një posedim më të mirë të Ballkanit por që nuk rrezikuan portën e Bekajt.

Ballkani e pati posedimin e topit por shumë pak krijojë mundësi për shënim të golit, për dallim nga Prishtina e cila në të gjitha daljet u tregua e rrezikshme.

Kështu në minutën e 20-të, një ndalje e mirë e topit nga Otto John dhe një kalim i bukur bëri që kryeqytetasit të kalojnë në epërsi me rezultat 1-0.

Pjesa e parë u karakterizua edhe me disa gabime në mbrojtje të Ballkanit gabime që ka mundur t’i shfrytëzojë më mirë Prishtina.

Prishtina ka mundur ta dyfishoi epërsinë por Korenica goditi jashtë portës se therandësve.

Në pjesën e dytë Ballkani sulmoi disa herë por Prishtina arriti që ta ruajë epërsinë prej 1-0.

Prishtina edhe në pjesën e dytë sulmoi vazhdimisht me kundërsulme dhe Armend Thaçi do të kishte mundur të shënoi në minutën e 85-të nëse do të ishte treguar më i kujdesshëm.

Ballkani shënoi edhe një gol në minutën e 80 por që ai u anulua për pozitë jashtëloje. /GazetaExpress

Më Shumë

Kryetari i Dragashit: S’mund t’i themi zyrtarit shko në shtëpi se ke bërë vepra penale para disa vitesh

Kryetari Bexhet Xheladini, thotë se nuk ka qenë i informuar për të kaluarën dhe aktakuzat aktive të zyrtarit civil. “Në momentin kur u hap konkursi...

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Lajmet e Fundit