10.6 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Avdyli: Nëse nuk reagojmë shpejt pacientët do të na vdesin në korridore të spitaleve e vetura

Deputeti i LDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se ligji anti-Covid është shumë i mirëpritur pasi sipas tij vendimet pa këtë ligj do të bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Këto dënime që bëhen tani shkojnë në një mijë euro dhe kjo nuk është në rregull. Është shifër enorme. Edhe dënimet duhet të bëhen konform gjendjes ekonomike. Gjobat kanë qëllim edukues e jo dëmtimin e qytetarëve”, tha Avdyli në RTV Dukagjini.

Avdyli thotë se virusi ka befasuar të gjithë ekspertët mjekësorë.

“Edhe unë si mjek kam besuar se me ngritjen e temperaturave virusi të humb shkallën e infektueshmërisë por kjo nuk ka ndodhur”.

Deputeti thotë se nëse nuk merren masa që mund të jenë edhe të dhimbshme për ekonominë Kosova do të humb shumë njerëz.

“Pacientët tani kanë filluar të trajtohen edhe korridoreve por me këtë mbingarkesë nëse nuk marrim masa pacientët do të na vdesin korridoreve apo në vetura”, tha ndër të tjera Haxhi Avdyli.

Më Shumë

Sot varroset i riu nga Vërmica e Malishevës, që vdiq disa ditë pasi u lëndua në vendin e punës

Editon Gashi, i riu nga Vërmica e Malishevës, ka ndërruar jetë pasi disa ditë më parë u lëndua duke rënë në vendin e punës. Lajmin...

Gara në Prizren, ky është rezultati pas numërimit të mbi 64 % të votave

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, është në epërsi të qartë në garën për kryetar të Komunës së Prizrenit, sipas rezultateve...

Lajmet e Fundit