Serie A përfundon sezonin me derbi: Juventus – Roma

Juventusi dhe Roma do të takohen për herë të fundit në edicionin 2019/20, që zhvillohet në xhiron e 38-të.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”, e Zonjën e Vjetër që cilësohet si favoritë në letër.

Juventusi tashmë është shpallur kampion i Serie A-s për të nëntin vit me radhë, derisa Giallorossët po e përfundojnë sezonin në vendin e pestë.

Për këtë takim, torinezët do të jenë pa Douglas Costan, Mattia de Sciglion, Paulo Dybalan, Sami Khedira dhe Matthijs de Ligt, që janë të lënduar, derisa Miralem Pjanic ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Roma nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Lorenzo Pellegrini, Antonio Mirante, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Gianluca Mancini ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Danilo, Demiral, Rugani, Matuidi; Peeters, Rabiot, Ramsey; Bernardeschi, Olivieri, Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Romës: Lopez; Smalling, Ibanez, Kolarov; Zappacosta, Veretout, Diawara, Spinazzola; Zaniolo, Mkhitaryan; Kalinic.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit