10.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Në drejtim të detit, fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mungon kontrolli mjeksor

Edhe sot, ditë e dielë, në doganën e Morinit në orët e mëngjesit ka patur fluks të ngjeshur të lëvizjes. 

Efektivët e Pikës së Kalimit të Kufirit tregojnë se nga ora 05 derinë orën 9.30 knë hyrë në Shqipëri rreth 7.500 mjete me rrerh 24 mijë persona, shumica e tyre kanë destinacione turistike bregdetin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës etj.  Në këtë numër mjetesh llogariten edhe rreth 50 autobuzë.  Kalimi bëhet nëpërmjet 6 korsive me procedurë të përshpejtuar ku shënohet emri i drejtuesit të mjetit dhe numri i personave në makinë.

Në doganë, njofton korrespondenti i Syri.tv nuk ka më personel mjekësor që të verifikojë situatën e covid19-tës, pasi me fluksin që është karakteristik për sezonin e turizmit, është e pamundur të bëhet kjo gjë.  Por kemi vërejtur se drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë personat e tjerë si pasagjerë mbajnë maska dhe thonë se janë të ndërgjegjësuar për situatën pandemisë, ndërsa ka persona që e cilësojnë thjesht një propagandë edhe pse bien dakort për mrasat mbrojtëse.

Rreth ores 10.00 në doganën e Morinit fluksi bie në ritmin e zakonshëm, për tu ngjeshur përsëri në darkë në drëjtimin e kundërt./Syri.net

Më Shumë

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

RTSH shpall këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Pranverës

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës. Ky aktivitet, për të cilin ka nostalgji nga disa breza artdashësish, rikthehet...

Lajmet e Fundit