Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ky futbollist do t’i bashkohet Kosovës

Kombëtares së Kosovës në futboll së shpejti do t’i bashkohet edhe një futbollist nga Evropa.

Fjala është për sulmuesin Edi Sylisufaj, i cili luan për klubin suedez Falkenbergs.

Para ndeshjeve vendimtare të Kosovës për kualifikimin në Kampionatin Evropian, kundër Maqedonisë fillimisht në gjysmëfinale të play-offs, FFK-ja e ka zbuluar lajmin për prurjen e fundit te Kosova.

Megjithatë, FFK-ja ka bërë të ditur planet për ta aktivizuar atë fillimisht në ndeshjen kundër Anglisë U-21 në Prishtinë, e pastaj më vonë potencialisht me Kombëtaren A.

“Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FFK-ja.

“20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor”.

Image

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit