“Pusho shqip”/ Kanionet e Osumit, perla e natyrës për të apasionuarit e turizmit të aventurës

Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës, ku të apasionuarit e turizmit të aventurës kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting, ose hiking.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke publikuar foto nga ky kanion, kujton se “ky vit duhet të jetë viti i udhëtimeve në Shqipëri, ku të shijohet turizmi vendas”.

Kanionet e Osumit gjenden në aksin Çorovodë–Hambull, të luginës së Osumit dhe ka një gjatësi prej 13 kilometra dhe gjerësia ndryshon nga 4 metra deri në 35 metra.

Thellësia po ashtu është mbresëlënëse, arrijnë deri në 70-80 metra të thellë, me shpate vertikale përfund të cilëve rrjedh lozonjar lumi i Osumit.

Në këtë kanion, çdo vit udhëtojnë me mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët shijojnë natyrën, kulinarinë dhe sportin e bukur të rafting./m.m/ATSH/

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit