12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Vjosa Osmani i shkon në vizitë Anton Qunit dhe FSK’së

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar ushtarët e FSK’së dhe strukturën udhëheqëse të kësaj forca. Ajo është takuar me Ministrin e FSK’së, Anton Quni dhe Gjeneralin, Rahman Rama.

“Sot ushtarëve të FSK-së dhe strukturës udhëheqëse të kësaj force ua shpreha mirënjohjen time për përkushtim profesional dhe atdhetar, ndërsa Ministrit Quni dhe Gjeneralit Rama respektin për angazhimin e pakursyer personal e profesional për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të FSK-së, ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit, por edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19”, tha ajo në rrjetin social Facebook.

“Garantimi i një ambienti të qetë, në të cilin qytetarët e vendit do të ndihen të sigurt, është jetik për vendin. Unë do të vazhdoj të punoj ngushtë me ministrin Quni dhe FSK-në për krijimin e infrasktrukturës së nevojshme për operim të ushtrisë së Kosovës, përfshirë hartimin e legjislacionit të nevojshëm”, shtoi ajo.

“Po ashtu, pata kënaqësinë ta vizitoj Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, në të cilin u informova për procesin e transformimit të FSK-së dhe aktivitetet kryesore të kësaj force, si dhe Klubin e Oficerëve, në të cilin shkëmbeva ide dhe përvoja me shumë oficerë të FSK-së”, përfundoi Osmani /Express/

 

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit