Bajrami tregon për pagesat që ka kryer sot Ministria e Financave

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar për pagesat që janë kryer sot në kuadër të Pakos emergjente për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset e goditura nga mbyllja si rezultat i pandemisë së COVID-19.

Ministrja ka treguar se sot janë kryer pagesat nga masa 8, për 826 përfitues, prej të cilëve 782 kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2×130 euro), kurse 44 kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3×130 euro) dhe shuma totale është 220,480 euro.

Po ashtu, pagesa janë kryer për masën 3a dhe sot kanë përfituar 288 biznese. Shuma totale është 1,350,546.63 euro.Ndërsa, nga masa 14 është ekzekutuar pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit