Nuk kalon në lexim të parë projektligji për vlerat e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në lexim të parë projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë, transmeton Klan Kosova.

Kësisoj, projektligji kthehet prapa për votim në ndonjë rast tjetër.

Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për dhe një kundër. Abstenime nuk pati.

Kujtojmë se projektligji në fjalë ka hasur në kritika të mëdha nga faktori ndërkombëtar.

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit