Veteranët e UÇK-së sot e dorëzojnë kërkesën në Kuvend për ndryshimin e ligjit të Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

OVLUÇK-ja në vazhdimësi ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, derisa kjo nismë e tyre vjen pas zhvillimeve të fundit dhe njoftimit të Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit