2.4 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Shqiptarët e Kosovës në bregdet, ata të Shqipërisë në Prizren

Shtetasit shqiptarë nuk i tremben rastarve të shumta që janë konformuar në shtetin e Kosovës, zgjedhin qytetin turistik të Prizrenit për të pushuar në fundjavë. Për këtë arsye në pikën kufitare janë ngritur kontrolle të shumta policore, duke vendosur kështu gjoba të majme për shtetasit e Shqipërisë për mosrespektimin e masave anti-COVID-19.

Kontrolle të shumta të policisë janë bërë në autostradën e Kosovës, pranë Prizrenit, duke ndalur autobusë me turistë nga Shqipëria, shumica e të cilëve nuk respektonin masat anti-COVID-19. Prizreni, me mbi 600 të infektuar me koronavirus nga nisja e pandemisë, është kthyer në atraksionin e preferuar të shqiptarëve në fundjavë, por rreziku i infektimit është më se prezent për shkak të mosndërgjegjësimit për të zbatuar masat mbrojtëse.

Teksa qytetarët e Kosovës fundjavën zgjedhin ta kalojnë në bregdetin shqiptar, “vizita” u kthehet në qytetin e tyre më turistik, Prizrenin. Veçse rreziku i infektimit nga COVID-19 në Prizrenin që qytetarët e Shqipërisë frekuentojnë në fundjavë, është i madh. Zona kufitare me Shqipërinë vetëm në dy javët e fundit ka pasur rreth 140 raste pozitivë me koronavirus, ndërsa në total që nga momenti i shfaqjes së rasteve të para, në komunën e Prizrenit janë mbi 600 të infektuar.

Duke marrë shkas nga mosrespektimi i masave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, inspektorët e Komunës së Prizrenit, të asistuar nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e së dielës ndërmorën në autostradën e Kosovës një aksion kontrolli të autobusëve që hynë nga Shqipëria.

Disa kompani janë ndëshkuar me gjoba për shkak të numrit të lartë të pasagjerëve, pa respektuar masat për mbrojtje nga virusi COVID-19/Shqiptarja.

Më Shumë

Profesori Engjëll Kajtazi i bashkohet AAK-së në Prizren

Profesori dhe eksperti i arsimit, Engjëll Kajtazi, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren. Kryetari i degës së AAK-së në këtë...

Modernizohet shërbimi higjienik për personelin shëndetësor në Prizren

Në Prizren është inauguruar sot renovimi i shërbimit higjienik për punëtorët e shërbimit primar shëndetësor. Ky projekt përfshin instalimin e pajisjeve moderne, përfshirë larëse...

Lajmet e Fundit