Rrahje në Prizren – përdoret edhe armë zjarri

Dy të dyshuar meshkuj janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur me dy të dyshuar meshkuj tjerë, raporton PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, të hënën rreth orës 02:05.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Njësiti i hetuesisë ka arritur që ta identifikoi dhe arrestoi një person të dyshuar dhe nga ai është konfiskuar një armë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit