Testimet serologjike për COVID-19/ Shumë shpejt do të fillojnë edhe në QKMF të Prizrenit

Dje, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar udhëzimin që testet serologjike për koronavirus të kryhen edhe në QKMF.

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se në QKMF në Prizren shumë shpejt do të fillojnë me këtë.

Shehu ka shkruar se ky institucion ka qenë në pritje maratonike për të lejuar realizimin e testeve serologjike për COVID19, shkruan IndeksOnline.

“Me ne fund, me udhezimin e ri administrativ, Kujdesit Paresor Shendetesor i’u eshte lejuar realizimi i testeve serologjike per COVID-19. Komuna e Prizrenit – QKMF pas nje pritjeje maratonike, se shpejti do filloje me berjen e testeve serologjike kaq shume te nevojshme per banoret e Komunes sonë”, ka shkruar ai./IndeksOnline/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit