Vdes kitaristi i rok grupit ‘Red Hot Chili Peppers’

Në moshën 64-vjeç, ka vdekur kitarsti i rok grupit ‘Red Hot Chili Peppers’, Jack Sherman, i cili ishte shfaqur në skenë me debutimin e albumit nga ky grup.

Sherman, i cili iu bashkangjit grupit në turneun e parë në SHBA në vitin 1984, po ashtu bashkëpunoi në shkrimin e teksteve të këngëve për albumin e tyre të dytë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, raporton BBC.

Sherman kishte zëvendësuar kitaristin dhe një nga anëtarët themelues të grupit, Hillel Slovak, në dhjetor të vitit 1983. Slovak ishte rikthyer në grup në vitin 1985, kur Sherman ishte larguar.

Megjithatë, Sherman vazhdoi kontributin e tij në albumet tjera të grupit, ashtu si bashkëpunoi me artistë të mëdhenjë si, Bob Dylan dhe George Clinton /KultPlus.com

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit