23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Flet prindi i Tianit: Veç Zoti që e ka ruajtur djalin, mbrëmë ka fjetur në pyll

Tian Krasniqi, 2 vjeçar, nga fshati Tërpeza e komunës së Malishevës kishte dal dje nga shtëpia në ora 18:30, i cili humbi rrugën për t’u kthyer atje.

Ai mbrëmë e kaloi natën në një pyll, 600 metra, larg shtëpisë së prindërve të tij.

Vogëlushi nga Malisheva është gjetur shëndosh e mirë sot në ora 11:45 nga një grup vullnetarësh që janë organizuar për kërkimin e tij.

Babai i Tianit, Bujar Kransiqi, për IndeksOnline ka rrëfyer se si ka ndodh ngjarja ku djali 2 vjeçar u largua nga shtëpia.Krasniqi ka treguar se gjendja shëndetësore e Tianit është e mirë, me disa shenja të lehta në trup.

 

Ai tha se u angazhuan mbi 300 persona vullnetarë për të ndihmuar në gjendjen e djalit të tij.

“Të gjitha kontrollat mjekësore kanë dalë mirë për djalin, e kemi kontrolluar edhe në Prishtinë, tash e kemi në shtëpi për momentin, mirë është, i ka disa grritha por është shumë mirë.

Mbrëmë rreth 18:30 ka dal nga shtëpia e më s’kemi marrë vesh asgjë, deri sot në 12:00.

Kogja thellë ka qenë vendi ku e kanë gjetur Tianin, vetëm Zoti atje nalt që e ka pas deri në mëngjes, e është zgju e ka thirrë tri herë mam, mam, mam e kanë dëgju qytetarët e vetëm kur i ka shku njërit rrugës tu e kërku, para këmbëve.

Natën kish pas flejt aty në pyll”, tha ai.

Prindi i vogëlushit ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit që kanë ndihmuar në gjetjen e Tianit.

“Udhëheqja e organizimit për gjetjen e djalit ka qenë shumë mirë e organizuar, kanë qenë mbi 300 qytetarë nga Trepezi, ka pas policë e FSK-ja edhe një organizatë nga Prishtina, krejt janë kanë perfekt, ku kanë kontrolluar në secilin cep, i falenderoj të gjithë për këtë ndihmë që ia ka vlejt me bë për një fëmijë të vogël”, tha ai për IndeksOnline.

Për rastin ka deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, me datën 21.08.2020 në ora 20:20 Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është njoftuar nga personi mashkull kosovar (prindi) se fëmija i tij i lindur më (2018) i gjinisë mashkull, me iniciale ( T.K) ishte larguar nga shtëpia para dy orëve në drejtim të panjohur. Dyshimet fillestare ishin se fëmija ka hyrë në malin që gjendet afër shtëpisë në fshatin Tërpezë- Komuna e Malishevës. Sipas ankuesit janë bërë kërkime në shtëpi dhe përreth por nuk është hasur fëmija. Po ashtu në operacion janë angazhuar Ekipi për Kërkim Shpëtim nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ekipi për kërkim shpëtim nga Zjarrfikësit komunal, si dhe kanë dal në vend ngjarje edhe Nënkryetari i komunës dhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim nga KK-Malishevë si dhe banorët e shumtë të fshatit Tërpezë dhe fshatrave tjera së bashku me grupin e vullnetarëve janë vënë në kërkim të fëmijës të humbur”, kanë thënë nga policia e Kosovës”./IndeksOnline/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Lajmet e Fundit