12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Tre futbollistë të Ballkanit në Superligën e Turqisë

Tre futbollistë të Ballkanit do të vazhdojnë karrierën në Superligën e Turqisë, ka bërë të ditur kryetari i klubit nga Suhareka, Arsim Kabashi.

Pos Jetmir Topallit që tashmë është zyrtarizuar te skuadra elitare turke Malatyaspor, Kabashi ka konfirmuar se drejt Turqisë do të shkojnë edhe mesufshori ofensiv Blend Baftiu e sulmuesi i krahut Arbër Hoxha. Sipas tij, gjithçka do të mësohet gjatë javës së ardhshme.

“Me dëshirën time këta të tre luanë do i kisha mbajt në Ballkan deri në pension, por duhet t’i përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos të mbesin veç ‘ëndërr’ edhe nëse neve ndonjëherë nuk na bie mirë”, ka shkruar ai në Facebook duke mos treguar se në cilat klube do të vazhdojnë karrierën futbollistët kosovarë.

Baftiu 22-vjeçar shkëlqeu në sezonin e fundit me Ballkanin. Ai ishte golashënuesi më i mirë në Superligë me 18 gola në 29 paraqitje, ndërsa Hoxha kishte shtuar gjashtë të tjerë në 24 paraqitje.

Më Shumë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

Lajmet e Fundit