13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Gjermania organizon 3 koncerte për të studiuar koronavirusin

Tre koncerte të muzikës pop do të mbahen brenda një dite në Gjermani për t’iu krijuar mundësinë shkencëtarët të hetojnë rreziqet gjatë eventeve të tilla në periudhën e pandemisë.

Rreth 4,000 vullnetarë të shëndetshëm nga 18 deri 50 vjeç janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë eksperiment që do të mbahet në Leipzig dhe që organizohet nga Universiteti i Halle.

Kantautori Tim Bendzko pranoi të performojë në të tre koncertet njëri pas tjetrit

Koncerti studimor është quajtur “Restart-19” dhe u mendua të kryhej për të hetuar kushtet se si organizimet të tilla mund të mbahen gjatë pandemisë.

Shkencëtarët kanë menduar të provojnë tre skenarë të ndryshëm me rreth 4,000 vizitorë në “Quarterback Immobilien Arena” në Leipzig.

E para synon të simulojë një ngjarje para pandemisë; e dyta me higjienë më të madhe dhe një distancim shoqëror dhe i treti me gjysmën e pjesëmarrësve dhe me secilin person që qëndron 1.5 metra larg.

Më Shumë

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj...

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Lajmet e Fundit