Digjet xhamia 139-vjeçare në Afrikën e Jugut

Flakë masive kanë përfshirë xhaminë 139-vjeçare në qytetin Durban të Afrikës së Jugut, raporton Al Jazeera.

Shkaku për zjarrin në xhaminë “Grey Street” nuk dihet ende, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Zjarrfikësit arritën që ta vënë zjarrin nën kontroll brenda dy orësh.

Xhamia me strukturë historike mund të akomodojë deri në 7000 besimtarë, kurse njihet si një ndër xhamitë më të vjetra dhe më të mëdha në hemisferën jugore.

Kliko videon

Më Shumë

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit