3.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Presidenti shkresë Kuvendit, propozon amendamentimin e një neni të Kushtetutës për mandatin e Gjykatës Speciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës amandamentimin  e një neni të Kushtetutës së Kosovës që ka të bëjë me mandatin e Dhomave të Specializuara.

Në dokumentin e siguruar nga Telegrafi bëhet e ditur se Presidenti i ka dërguar shkresë Kuvendit të Kosovës, ku propozon një amendament për ndryshimin e nenit 162, paragrafi 13.

Presidenti Thaçi i propozon Kuvendit të Kosovës këtë amendament “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjas deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, në shkresën dërguar Kuvendit të Kosovës thuhet që amendamenti të adresohet për kontroll Kushtetues para se të vihet për aprovim në Kuvend.

“Ju lutem të ndërmerrni masa që këto amendamente në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të adresohen për kontroll kushtetues para se amendamentet të vihen për aprovim në Kuvend”.

Ndryshe, një ditë më parë Thaçi u është adresuar qytetarëve, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri në njoftimin për mbylljen nga Këshilli i Bashkimit Evropian ne? konsultim me Qeverinë e Republikës se? Kosovës.

Ai ka thënë se politika nuk duhet te? ndërhyjë ne? drejtësi dhe as drejtësia ne? politike?.

“Kjo ishte bindja ime ne? çdo hap te? mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale ne? këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon te? jete? bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës se? Kosovës po kërkoj qe? mandati i Dhomave te? Specializuara dhe Zyre?s se? Prokurorit te? Specializuar te? zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit te? mandatit te? bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian ne? konsultim me Qeverinë e Republikës se? Kosovës. Kemi nevoje? për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciative? timen”, ka deklaruar presidenti. /Telegrafi/

Më poshtë mund ta lexoni paragrafin 13 të nenit 162, që është kërkuar të amandamentohet.

Më Shumë

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u...

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Lajmet e Fundit