8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Dita e klubeve shqiptare në Evropë

Dita e klubeve shqiptare në Europë. Gjithçka nis nga Durrësi, aty ku Teuta do të presë izraelitët e Beitar Jerusalem. 

Miqtë janë favoritë, por “Djemtë” e Detit” sigurisht do të bëjnë më të mirën që të marrin fitoren dhe rrjedhimisht të kualifikohen në turin e dytë të Europa League. Kjo betejë nisë prej orës 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”.

Prej orës 18:00, në fushë zbresin tre klubet shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës luan kundër Sumqayit, Shkupi ndaj Neftchi Baku, dy sfida me klube azere. Edhe Renova luan aty afër, pasi përballet me armenët e Alashkert.

Një tjetër klub shqiptar ka zbarkuar në Azerbajxhan dhe ai është Laçi. Kurbinasit ndeshen me Kesla (ish-Inter Baku) dhe duan hakmarrje për eliminimin e para disa viteve me gol fushe. Bardhezinjët në fushë zbresin prej orës 19:00, njëkohësisht me Gjilanin e Gentian Mezanit.

Klubi dardan ka një ndeshje shumë të vështirë kundër APOEL, por do provojë shanset e veta. Mbrëmja europiane e klubeve shqiptare në Europa League mbyllet me Kukësin, që në “Air Albania Stadium” do të sfidojë bullgarët e Slavia Sofia dhe do tentojë kualifikimin, në një mision jo të lehtë.

Gjilani-Apoel, kur do të zhvillohet? - Gazeta Express

EUROPA LEAGUE – Turi i dytë kualifikues
E enjte, më 27 gusht, 2020

Ora 16:30 | Teuta-Beitar Jerusalem (transmetohet në RTSH)
Ora 18:00 | Sumqayit-Shkëndija Tetovë (transmetohet në Supersport)
Ora 18:00 | Neftchi-Shkupi
Ora 18:00 | Alashkert-Renova
Ora 19:00 | Keshla-Laçi (transmetohet në Supersport)
Ora 19:00 | Gjilani-APOEL (transmetohet në RTK)
Ora 20:00 | Kukësi-Slavia Sofia (transmetohet në RTSH)

Më Shumë

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Prizren, hapet ekspozita “Kujtesa në fotografi” që dokumenton xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90

Sot në Prizren u hap ekspozita “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet imazhe të xhamive të shkatërruara gjatë viteve ’90 në Bosnjë e Hercegovinë...

Lajmet e Fundit