Dzeko i thotë “po” Juventusit, zbulohen detajet e transferimit

Juventus ka marrë një “po” nga Edin Dzeko dhe trajneri Andrea Pirlo do ta ketë sulmuesin e kërkuar në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Boshnjaku, edhe pse 34 vjeç, vazhdon të shënojë rregullisht në Serie A dhe bardhezinjtë ia kanë dalë ta bindin.

Autori i 16 golave në kampionatin e fundit kërkon ta mbyllë karrierën me trofe dhe Juventusi ia mundëson diçka të tillë. Roma nga ana tjetër ka nevojë për para, në mënyrë që të transferojë Milik nga Napoli. Bisedimet kanë nisur.

Sa i takon detajeve për kalimin e Dzeko te Juventusit, Corriere dello Sport shkruan se klubi nga Torino do të paguajë 10 milion euro për transferimin e sulmuesit. Në varësi të paraqitjeve të tij Roma mund të marrë edhe dy milion të tjera në formë bonusesh, kurse paga e Dzeko do të jetë 7.5 milion euro, aq sa ai përfiton edhe te verdhekuqtë aktualisht.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit