20 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Nuk vuri maskë, Policia i nis hetimet për zyrtarin e saj në Rahovec

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka filluar hetimet ndaj një polici i cili ka dënuar qytetarët në Rahovec për mosvendosje të maskës, derisa vetë nuk po e bartte një të tillë

Drejtori Lumni Graishta ka thënë për Express se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e informatës së shpërndarë në media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, referuar artikullit të publikuar në media, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e informatës dhe identifikimin e zyrtarit policor të paraqitur në videon e publikuar”, ka deklaruar Graishta.

Graishta bëri të ditur se ndaj zyrtarit policor është iniciuar procedurë për hetime të brendshme.

“Ndaj zyrtarit policor është iniciuar procedurë për hetime të brendshme, për zhvillimin e së cilës është autorizuar Stacioni Policor në Rahovec ndërsa masa disiplinore për këtë lloj shkeljeje mund të mos kufizohet vetëm në ndalesë në pagë apo edhe masa tjera disiplinore”, ka thënë Graishta për Express.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

Sot varroset 34 vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të...

Lajmet e Fundit