Kurti viziton Panairin e librit në Prizren

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë një vizite sot në Prizren është takuar me kryetarin e kësaj komune Mytaher Haskuka dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Vetëvendosjes së bashku me kryetarin Haskuka kanë vizituar panairin vjetor të librit në këtë komunë.

Kryetari Kurti me këtë rast falënderoi të gjithë shitësit për kontributin e tyre, derisa foli për rëndësinë e librit në edukim, kulturë dhe shtet-ndërtim.

Gjatë ditës, kryetari i Lëvizjes Albin Kurti mori pjesë edhe në përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçan. Sipas kryetarit Haskuka, gurthemeli i vitit të kaluar, tanimë është shndërruar në një zyre të re të gjendjes civile që ofron mbi 700 shërbime në ditë për banorët e shtatë fshatrave.

Ndërsa, Kurti ka thënë se hapja e kësaj zyre është në kuadër të zotimit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për decentralizimin e shërbimeve në mënyrë që ato të jenë sa më afër qytetarëve.

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit