Pa maska në Suedi, vazhdon rënia e numrit të të prekurve me Covid 19

Suedia, që ka tërhequr vëmendjen me strategjinë më pak strikte përballë koronavirusit, ndodhet sërish e izoluar në luftën kundër epidemisë, duke vazhduar për momentin të shmangë maskën.

Ndërkohë që Parisi e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha rrugët, në Stokholm, të rrallë janë ata që e mbajnë në supermarkete, zyra, autobusë dhe metro.

Edhe pse autoritetet shëndetësore suedeze e gjykojnë pamjaftueshmërisht efikase, ata insistojnë në respektimin e distancimit social dhe larjen e shpeshtë të duarve.

“Më duket pak e çuditshme. Në Suedi, i cili është një vend i vogël, ata mendojnë se dinë më mirë se pjesa tjetër e botës”, thekson Jenny Ohlsson, menaxhere e një dyqani aksesorësh në kryeqytetin suedez, ku ndodhen të gjitha llojet e maskave prej pëlhure shumëngjyrëshe.

Ndryshe nga masat e vendosura në pjesën tjetër të Europës, Suedia nuk e ka kufizuar popullsinë e saj dhe ka mbajtur kafene, bare, restorante dhe biznese të hapura, duke u kërkuar të gjithëve “të marrin përgjegjësi”.

Bilanci është i kontestueshëm me më shumë se 5 800 të vdekur dhe 84 000 raste, Suedia është mes vendeve relativisht më të prekura. Por, ndryshe nga shumë vende të Europës që ka njohur një rritje të rasteve, si Franca, Holanda, Gjermania apo Belgjika, të dhënat për Suedinë janë në rënie që prej qershorit./lajmiifundit/

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit