-1.8 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Beteja ligjore e Burdushit për kthimin e pasurisë, Kushtetuesja i jep përgjigje negative

Hysri Peçani i cili njihet në opinion edhe si “Burdushi” ka marrë përgjigje negative nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës që ka bërë rreth vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për konfiskimin e pasurisë.

Peçani kishte pretenduar se i janë shkelur të drejtat për Barazi para Ligjit.

Megjithatë një kërkesë e tillë e Burdushit është shpallur si e papranueshme dhe është hedhur poshtë.

Njoftimi i plotë:

Aktvendim Lënda: KI 226/19 Parashtrues: Hysri Peçani Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren [P.nr.1191/19], të datës 8 nëntor 2019, i Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren [Ppr. Nr.487/2018], të datës 8 gusht 2019 dhe i Urdhrit të Gjykatës Themelore në Prizren për ndalim afatgjatë të pasurisë [Ppr. nr. 487/2018], të datës 14 gusht 2019.

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktet e kontestuara i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] e 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. – Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

Më Shumë

Bedri Hamza promovon në Suharekë potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar Group” në Suharekë, e cila ka thënë se është dëshmi se energjia...

Tërmet në Kosovë

Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash. Ky tërmet është ndjerë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Epiqendra e tërmetit...

Lajmet e Fundit