Anulohet Hardh Fest 2020 “Online Edition”

Është anuluar edicioni i sivjetshëm i festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.

Ekipi i festivalit përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se kanë marrë njoftim nga Policia e Kosovës se nuk lejohen të mbahen tubime publike sipas vendimit të Qeverisë.

“Për shkak të situatës në të cilën gjendemi, kemi marrë njoftim nga Policia e Kosovës se nuk lejohen të mbahen tubime publike sipas Vendimit te Qeverisë së Kosovës Nr. 01/17 e dt. 28.07.2020 sipas pikave 6,7 dhe 8. Andaj ne si OJQ “ Hardh Fest” jemi të obliguar të anulojmë të gjitha aktivitetet e parapara në Hardh Fest 2020 “Online Edition” thuhet në njoftim.

Edicioni i VI-të i festivalit “Hardh Fest” nën sloganin “Shnosh si kokrra” ishte planifikuar të mbahet online nga 4 deri më 6 shtator 2020 në Rahovec.

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit